
Wizz Air Tirana Marathon 2026
Itinerari
Marathon 42K
42.195 kmHalf Marathon 21K
21.0975 kmTirana 10K
10 km5K City Run
5 km
We Too
2.3 kmKëshillë: Për t'u regjistruar, na kontaktoni në info@tiranamarathon.com.
Njoftim Zyrtar
Të dashur garues, miq e mbështetës të maratonës,
Nisur nga zhvillimet e fundit në vend, kemi marrë vendimin e vështirë, por të domosdoshëm, të shtyjmë Maratonën e Tiranës në datat 14 dhe 15 Nëntor.
Në kushtet aktuale nuk mund të garantojmë standardet e sigurisë që një garë e kësaj madhësie kërkon, as për garuesit, as për publikun përgjatë rrugëve. Siguria juaj nuk është një pikë që ne e negociojmë.
Çfarë ndryshon dhe çfarë mbetet e njëjtë:
Biletat: të gjitha biletat transferohen automatikisht në datat e reja. Nuk kërkohet asnjë veprim nga ju.
Regjistrimet: vazhdojnë të jenë të hapura. Kush ka dashur të vrapojë dhe nuk ia kishte dalë në kohë.
Kitet e garuesve: janë të ruajtura të plota dhe do të shpërndahen 2 ditë përpara garës zyrtare.
Një maratonë nuk është vetëm 42 kilometra vrap. Është një qytet që del në rrugë bashkë. Pikërisht për këtë e duam në kushtet kur Tirana mund t'ia dalë asaj siç e meriton.
Le të shpresojmë se do të bëhet më e mira dhe që Tirana jonë e bukur të rikuperojë në kohë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe për besimin.

Wizz Air Tirana Marathon 2026

Këshillë: Për t'u regjistruar, na kontaktoni në info@tiranamarathon.com.