Tirana Marathon

Rregullorja

Rregullorja e Maratonës së Tiranës

Të gjithë pjesëmarrësit janë të lutur të lexojnë me kujdes rregulloren e eventit. Çdo regjistrim që bëhet në kundërshtim me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në rregullore mund të konsiderohet i pavlefshëm.

Kushtet e mëposhtme zbatohen për të gjithë pjesëmarrësit në garat e mëposhtme të Maratonës së Tiranës: Maratonë (42.195 km), Gjysmëmaratonë (21.0975 km), Tirana 10K (10 km), We too (2.3 km).

Neni 2 – Organizatorët. Eventi organizohet nga Bashkia Tiranë dhe Fortius Athletic Club.

Neni 3 – Kriteret e pjesëmarrjes sipas kategorive

Maratonë (42.195 km). Të gjithë shtetasit dhe jo-shtetasit shqiptarë që, në ditën e zhvillimit të eventit, kanë mbushur moshën 18 vjeç.

Gjysmëmaratonë (21.0975 km). Të gjithë shtetasit dhe jo-shtetasit shqiptarë që, në ditën e zhvillimit të eventit, kanë mbushur moshën 18 vjeç.

Tirana 10K (10 km). Të gjithë shtetasit dhe jo-shtetasit shqiptarë që, në ditën e zhvillimit të eventit, kanë mbushur moshën 18 vjeç.

We too (2.3 km). Të gjithë shtetasit dhe jo-shtetasit shqiptarë me aftësi ndryshe, të deklaruar si të tillë në përputhje me legjislacionin në fuqi të vendit të origjinës, që në ditën e zhvillimit të eventit kanë mbushur 18 vjeç.

Neni 4 – Roli i gjyqtarëve. Gjyqtarët e garës kanë rol orientues dhe vëzhgues gjatë gjithë eventit. Ata mbajnë gjithashtu përgjegjësi ekzekutive për konstatimin dhe trajtimin e shkeljeve të rregullores gjatë garës, si dhe verifikimin dhe certifikimin zyrtar të rezultateve.