
Rregullorja
Rregullorja e Maratonës së Tiranës
Të gjithë pjesëmarrësit janë të lutur të lexojnë me kujdes rregulloren e eventit. Çdo regjistrim që bëhet në kundërshtim me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në rregullore mund të konsiderohet i pavlefshëm.
Kushtet e mëposhtme zbatohen për të gjithë pjesëmarrësit në garat e mëposhtme të Maratonës së Tiranës: Maratonë (42.195 km), Gjysmëmaratonë (21.0975 km), Tirana 10K (10 km), We too (2.3 km), Fun Run (5 km).
Neni 2 – Organizatorët. Eventi organizohet nga Bashkia Tiranë dhe Fortius Athletic Club.
Neni 3 – Kriteret e pjesëmarrjes sipas kategorive
Maratonë (42.195 km). Të gjithë shtetasit dhe jo-shtetasit shqiptarë që, në ditën e zhvillimit të eventit, kanë mbushur moshën 18 vjeç.
Gjysmëmaratonë (21.0975 km). Të gjithë shtetasit dhe jo-shtetasit shqiptarë që, në ditën e zhvillimit të eventit, kanë mbushur moshën 18 vjeç.
Tirana 10K (10 km). Të gjithë shtetasit dhe jo-shtetasit shqiptarë që, në ditën e zhvillimit të eventit, kanë mbushur moshën 18 vjeç.
Fun Run (5 km). Hapur për të gjithë shtetasit dhe jo-shtetasit shqiptarë, pa kufizim moshe.
Neni 4 – Roli i gjyqtarëve. Gjyqtarët e garës kanë rol orientues dhe vëzhgues gjatë gjithë eventit. Ata mbajnë gjithashtu përgjegjësi ekzekutive për konstatimin dhe trajtimin e shkeljeve të rregullores gjatë garës, si dhe verifikimin dhe certifikimin zyrtar të rezultateve.
