
Kontakt
Na Kontaktoni
Keni një pyetje rreth regjistrimit, itinerarit apo eventit? Na dërgoni një mesazh dhe do t'ju përgjigjemi sa më shpejt të jetë e mundur.
Njoftim Zyrtar
Të dashur garues, miq e mbështetës të maratonës,
Nisur nga zhvillimet e fundit në vend, kemi marrë vendimin e vështirë, por të domosdoshëm, të shtyjmë Maratonën e Tiranës në datat 14 dhe 15 Nëntor.
Në kushtet aktuale nuk mund të garantojmë standardet e sigurisë që një garë e kësaj madhësie kërkon, as për garuesit, as për publikun përgjatë rrugëve. Siguria juaj nuk është një pikë që ne e negociojmë.
Çfarë ndryshon dhe çfarë mbetet e njëjtë:
Biletat: të gjitha biletat transferohen automatikisht në datat e reja. Nuk kërkohet asnjë veprim nga ju.
Regjistrimet: vazhdojnë të jenë të hapura. Kush ka dashur të vrapojë dhe nuk ia kishte dalë në kohë.
Kitet e garuesve: janë të ruajtura të plota dhe do të shpërndahen 2 ditë përpara garës zyrtare.
Një maratonë nuk është vetëm 42 kilometra vrap. Është një qytet që del në rrugë bashkë. Pikërisht për këtë e duam në kushtet kur Tirana mund t'ia dalë asaj siç e meriton.
Le të shpresojmë se do të bëhet më e mira dhe që Tirana jonë e bukur të rikuperojë në kohë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe për besimin.

Kontakt
Keni një pyetje rreth regjistrimit, itinerarit apo eventit? Na dërgoni një mesazh dhe do t'ju përgjigjemi sa më shpejt të jetë e mundur.